ICON niset drejt hapësirës

Posta

ICON niset drejt hapësirës

10:38 15/10/2019

NASA ka nisur satelitin ICON në hapësirë. Qëllimi i këtij misioni është studimi i klimës hapësinore, i jonosferës, një pjesë e atmosferës ku radiacionet diellore, por edhe rrezet kozmike jonizojnë gazrat atmosferike. Jonosfera është e rëndësishme pasi orbita tokësore është pjesë e saj dhe në të qarkullon edhe Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

Ky i fundit, por edhe të gjitha komunikimet radio mes tokës dhe satelitëve përfshirë madje edhe sisteme të tjera komunikimi që qëndrojnë më sipër, si GPS, mund të ndikohen duke shkaktuar më pas shkëputje të sinjaleve.

Sateliti ICON është i gjeneratës së fundit teknologjike dhe do të jetë në gjendje të japë informacione shumë më të detajuara dhe të plota mbi dendësinë, përbërjen dhe strukturën e jonosferës.

Misioni është parashikuar të zgjasë 2 vjet dhe pas një njohjeje më të mirë të kësaj shtresë të atmosferës, do të ndihmojë në parandalimin e dëmeve nga fenomene që mund të ndikojnë në komunikimin me Tokën, duke bërë kështu që edhe projektimi i satelitëve të së ardhmes të jenë më efikase.

Klan Plus


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT