Shkon në 9 numri i viktimave, përmbytje masive e shkatërrime

Nju Jorku shpalli gjendjen e emergjencës me afrimin e uraganit të fuqishëm Ida, që ka sjellë reshje të dendura e përmbytje masive, siç duket në këto filmime amatore të banorëve.

Teksa ka përshkuar territore të gjera të lindjes së vendit, duke nisur nga Luiziana ku shkaktoi dëme katastrofike, uragani ka thelluar në 9 bilancin e viktimave. Fuqia e erërave ka rënë, por sasia e reshjeve ka shënuar rekorde. Në një orë, niveli i ujit në Nju Jork arriti në 20 centimetra, duke përmbytur shumë rrugë.

Shumë drejtues automjetesh u gjendën të papërgatitur në një situatë të tillë, ndërsa gjetën mënyra nga më të ndryshmet për të shpëtuar.

Pjesa më e madhe e metrosë së Nju Jorkut ka pezulluar punën, pasi shumë stacione u përmbytën. Ujërat përmbytën edhe katet e para të dhjetëra shtëpive. Ashtu si në Luiziana, edhe në Nju Jork e Nju Xhërsi, shkatërrimet e uraganit janë të konsiderueshme.

Tv Klan