Identifikohen 2 të vrarët nga atentati në Vlorë





Identifikohen 2 të vrarët nga atentati në Vlorë

11:34 18/08/2022

Policia e Vlorës ka nxjerrë nga automjeti trupat e pajetë të dy viktimave që mbetën të vrarë nga atentati në autostradën e Vlorës pranë mbikalimit të Panajasë.

Sipas policisë, viktimat janë Geno (Shpati) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç. Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e qytetit.

Viktimat udhëtonin me një automjet tip Benz kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje. Për shkak të plumbave, mjeti i tyre humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Autorët u arratisën drejt aksit Levan-Tepelenë, ku në fshatin Çerven u gjet e djegur makina e tyre tip BMW me targa italiane. Brenda mjetit u konstatuan 3 kallashnikovë.

Paraprakisht policia dyshon se vrasja ka ndodhur për hasmëri. /tvklan.al













Të ngjashme