Policia e qyteti të Vlorës ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së 15 Shtatorit të vitit 2017 duke identifikuar dy autorët e vjedhjes me armë zjarri. Sipas policisë ata janë L.D 43 vjeç, banues në Vajzë, dhe Z.F 36 vjeç, banues në Sevaster, të Vlorës.

Të dy këta dy persona kanë vjedhur më armë zjarri. D.H., nga Samatica e Beratit, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin “Benz”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale janë siguruar prova ligjore për vjedhjen me armë zjarri.

Aktualisht dy autorët ndodhen duke vuajtur dënimin “Arrest me burg”, në IEVP Fier, për veprën penale ”Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”.

/tvklan.al