Filipçe: Nëse përballemi me valë të re, kufizime në Shtator

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për media bëri të ditur se janë detektuar edhe 5 raste të reja me llojin Delta. Ai njoftoi se nëse përballemi me një valë të re, do të ketë kufizime nga Shtatori.

Në Maqedoninë e Veriut identifikohen edhe pesë raste të reja me variantin Delta, lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili apeloi tek qytetarët për respektim të masave.

Tre në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”,

Filipçe ju bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të mos e vendosin veten në një situatë të vështirë në momentin që vijnë në kontakt me virusin. Ai nuk përjashtoi mundësinë për vendosjen e masave restriktive në Shtator ose Tetor nëse vendi do të përballet me valë te re të virusit.

Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse nuk vaksinohen, ata mund të përfundojnë në spital dhe të kenë komplikime të rënda. Vaksina nuk është e detyrueshme, por jemi duke menduar vendosjen e disa kufizimeve nga shtatori ose tetori nëse përballemi me një valë të re. Ne nuk mund të jetojmë të mbyllur, bota patjetër duhet të funksionojë, të jetë e hapur… Dhe kjo është arsyeja pse duhet të vaksinohemi”, shtoi Filipçe.

Ndërkaq nga dita e djeshme filloi edhe vaksinimi i fëmijëve ku deri më tani Filipçe njoftoi se janë vaksinuar 500 fëmijë kundër koronavirusit kurse janë regjistruar 1.800 fëmijë. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se procesi i vaksinimit po zhvillohet sipas planit të paraparë deri ditën e djeshme në nivel vendi janë vaksinuar 747.728  qytetarë kurse janë rivaksinuar 284.680 persona.

Klan Macedonia