Policia ka bërë publik identitetin e 54-vjeçarit që u përplas për vdekje nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi.

Viktima është Seit Sorra, lindur dhe banues në Kus të Kasharit.

Viktima po kalonte në anën tjetër të rrugës në autostradën Durrës-Tiranë, kur u përplas për vdekje nga makina e deputetit të PDIU.

Ai ndërroi jetë menjëherë si pasojë e përplasjes nga automjeti. Ka qenë vetë deputeti që shkoi në komisariat dhe deklaroi se kishte shtypur një këmbësor. 

Ndërkohë Rakipi u la i lirë me urdhër të Prokurorisë. Ai do të hetohet në gjendje të lirë.

/tvklan.al