Policia e Pukës ka identifikuar autorin e vrasjes së 30-vjeçarit Petrit Biba mbrëmjen e së premtes në fshatin Vrithë.

Autori i dyshuar është Elderis Dodaj 25 vjeç, i cili vijon të jetë në kërkim nga autoritetet.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia. Viktima dhe autori kanë qenë duke luajtur me pistoletë dhe arma u shkrep duke lënë të vdekur 30-vjeçarin. Viktima mbeti fillimisht i plagosur, por ndërroi jetë në spital. /

tvklan.al