Identifikohet autori i plagosjes së 50-vjeçarit në Tiranë


Identifikohet autori i plagosjes së 50-vjeçarit në Tiranë

10:54 26/10/2018

Autoritetet policore kanë mundur të zbardhin një plagosje me armë, të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Laknas të Kamzës.

Burime zyrtare të policisë sqarojnë se është bërë e mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje. Ai është një 47-vjeçar me iniciale B. B. banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim.

Rreth orës 20:07 të së enjtes, ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të 50-vjeçarit Elez Bodisha, duke e lënë këtë të fundit të plagosur.

I lënduari u dërgua në spital, ku dhe ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i kësaj plagosjeje mbetet ende i paqartë.

/tvklan.al




Të ngjashme