20-vjeçari radikal sapo ishte liruar nga burgu

Është identifikuar autori i sulmit me hanxhar i cili plagosi disa kalimtarë pasditen e djeshme në një nga lagjet në jug të Londrës.

Bëhet fjalë për një 20-vjeçar radikal i cili sapo ishte liruar nga burgu.

Sudesh Aman kishte qëndruar për 2 vjet në qeli për akuzën e terrorizmit.

Në disa mesazhe të shpërndara në WhatsApp ai shkruante se “Shteti Islamik është këtu për të qëndruar”.

20-vjeçari arriti të plagosë 3 persona, nga të cilët njëri është në gjendje të rëndë derisa u ekzekutua nga policia.

Sipas BBC, Aman ishte nën mbikëqyrjen e policisë pas daljes nga burgu.

Tv Klan