Ky është Agim Gashi, 35 vjeç, personi i cili dyshohet se paraditen e kësaj të enjteje qëlloi për vdekje 41-vjeçarin Elton Javori (Lexo më shumë), në Fier. Gashi është shpallur aktualisht në kërkim nga policia, e cila po punon për kapjen e tij. 35-vjeçari lëvizte me këtë makinë Benz.

Makina e autorit të dyshuar të ngjarjes

Elton Javori u vra sapo zbriti nga makina e tij, në lagjen “11 Prilli”, rreth 100 metra larg shtëpisë ku banonte. Sipas gazetares Anila Sefa, momenti i vrasjes është filmuar nga kamerat e banesave në zonë. Njëra prej tyre mësohet se ndodhej rreth 3 metra larg vendit të krimit dhe rezulton të ketë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë.

Paraprakisht, gazetarja Anila Sefa nga burimet mëson se 1 javë më parë mes viktimës dhe autorit ka pasur një debat verbal, për arsye ende të panjohura./tvklan.al