Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e vraajes së 69-vjeçarit në Tropojë mbrëmjen e djeshme.

I dyshuari është një 54-vjeçar me iniciale N.L., nga Tirana. Viktima T.B. 69 vjeç u gjet i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit.

Policia thotë se mes dy personave ka patur një konflikt për motive të dobëta, që më pas ka përfunduar në përdorimin e armëve.

Pas vrasjes, autori është arratisur dhe është shpallur në kërkim. Grupi hetimor është duke punuar për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së  69 vjeçarit në bjeshkën e Doberdolit Tropojë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur   mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur  identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi  N.L dyshohet se më datë 18.09.2018,  për motive të dobëta  dyshohet se ka  vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.

/tvklan.al