Operacion në Nikël dhe Fushë-Krujë

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 71-vjeçari Abdulla Budlla në Fushë-Prezë. Burime policore bëjnë me dije se forcat e  policisë  kanë shoqëruar disa persona nga zona e Rinasit dhe Niklës, që dyshohet si të përfshirë në ngjarje.

I riu që ka kryer vrasjen është zbuluar tashmë, edhe me prova, ku operacioni po vijon ende në Nikël dhe pranë Fushë-Krujës.

Abdulla Budlla u qëllua me 7 plumba pranë makinës së tij, pasditen e 3 Gushtit. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje.

Tv Klan