motorri

Pak orë pasi aksidentoi 2 efektivët e policisë , blutë e kryeqytetit kanë arritur të identifikojnë njërin prej dy të dyshuarve.  Policia njoftoi se njeri prej të rinjve është Zhenklaudjo Sallaku, 19 vjeç, me precedentë penal për « vjedhje me dhunë ».

Pasditen e djeshme, dy të rinj  kanë tentuar të grabisin, të maskuar 3 gra në zonën e ish-bllokut dhe në përpjekje për tu larguar kanë përplasur me motor një policë pranë hotel «Rogner ».

Policia tha se më pas, autorët kanë aksidentuar edhe një tjetër policë në zonën e Pazarit të ri, i cili është përpjekur t’i ndalojë ata, pasi ishte sinjalizuar në radio për ecurinë e ngjarjes.

Aty, dy të rinjtë, kanë braktisur motorrin dhe janë larguar në rrugicat e lagjes.

Policët e aksidentuar, R. Dogjani dhe A.G kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas janë rikthyer në banesë, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të rinjtë janë shpallur në kërkim.

Tv Klan