Policia e Durrësit bën me dije se është identifikuar e moshuara, e cila u gjet ditën e sotme në lagjen Nr.13, Durrës, e mbytur në det.

Identifikimi është bërë nga familjarët e saj, të cilët janë njohur nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga Policia.

Trupi i pa jetë i përket të moshuarën me inicialet H.T. 81 vjeçe, banuese në lagjen Nr.17 /1 ,Durrës, e cila vuante nga skleroza dhe  ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.

/tvklan.al