Një ngjarje e rëndë ka tronditur aeroportin Doha në Katar, pasi një nënë braktisi foshnjën e saj duke e lënë atje dhe duke marrë avionin për në një destinacion tjetër.

Sipas burimeve të CNN, thuhet se prokurori i Katarit ka bërë një deklaratë të hënën ku tha se stafi i sigurisë së aeroportit po merret me hetimin dhe identifikimin e gruas që mund të dënohet me 15 vjet burg. Ajo besohet se i përket kombësisë aziatike.

Gruaja është ngjitur në avion dhe ka vazhduar rrugëtimin e saj pasi e ka braktisur beben, duke e lënë pranë një koshi plehrash pranë një tualeti në 2 Tetor. Foshnja u mor përsipër nga autoritetet e Katarit.

Për shkak të këtij incidenti, rreth 18 gra nga 10 fluturime të ndryshme si dhe 13 australiane u ekzaminuan gjinekologjikisht nga siguria e aeroportit.

Sipas deklaratës thuhet se gruaja kishte marrëdhënie me një tjetër burrë po aziatik dhe si rezultat i kësaj lidhje lindi fëmija. Por vendi i Lindjes së Mesme nuk është mësuar me të tilla braktisje, si dhe marrëdhëniet seksuale përpara martese konsiderohen krim./tvklan.al