Inteligjenca artificiale identifikon një superantibiotik, në gjendje të eliminojë edhe bakteret rezistente. E kanë quajtur Halicin dhe nga testet laboratorike ka eliminuar shumë baktere, por edhe superbaktere.

Rezultati i studimit të kryer nga Universiteti MIT dhe i publikuar në revistën shkencore Cell-Qeliza, konsiderohet mjaft i rëndësishëm pasi mund të hapë rrugën e një epoke të re për kërkimet mbi antibiotikët e rinj dhe efikasë.

Ekspertët janë bazuar në faktin se prej disa vitesh ekziston një krizë për rezistencën ndaj antibiotikëve aktualë, pasi shumë mikroorganizma kanë arritur t’i mbijetojnë.

Kështu me anë të një sistemi kompjuterik dhe algoritmeve, kërkuesit e Universitetit Teknologjik më të mirë në botë, kanë arritur në rezultatin pozitiv.

Brenda disa ditësh sistemi ka arritur të analizojë qindra miliona përbërëse dhe ka identifikuar ato që mund të vrasin bakteret duke përdorur mekanizma të tjera, ndryshe nga ilaçet e deritanishme.

Janë identifikuar gjithashtu edhe 8 molekula të tjera që mund të kenë efekte mjaft pozitive në luftën kundër superbaktereve, të cilat janë në fazën e testimit.

Klan Plus