Autoritetet britanike kanë identifikuar trupin e gjetur nën rrënojat e avionit të rrëzuar ku udhëtonin futbollisti argjentinas Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson.

Sipas BBC, në deklaratën e policisë së Dorset lëshuar gjatë mbrëmjes thuhet:

“Trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 Shkurt 2019-të, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit Emiliano Sala”.

Trupi u zbulua pas një kërkimi nënujor në avionin që u zhduk nga radarët më 21 Janar të këtij viti.

Aeroplani i vogël tip Piper Malibu ishte nisur nga Franca dhe do të udhëtonte drejt Uellsit kur humbi nga radarët dhe u rrëzua në det. Në bord ishin vetëm dy persona, futbollisti 28-vjeçar dhe piloti.

/tvklan.al