Estelle Hedaya, 54-vjeç u identifikua nga vëllai i saj, shkon në 98 numri i viktimave pas shembjes së ndërtesës

Pas më shumë se një muaji nga katastrofa që shkaktoi 98 viktima është identifikuar tashmë edhe viktima e fundit e mbetur nën rrënojat e godinës në Florida.

Estelle Hedaya, 54-vjeç u identifikua duke i dhënë fund asaj që të afërmit e saj e përshkruan si një pritje torturuese katër javëshe. Vëllai i saj më i vogël, Ikey Hedaya ka parë trupin e së motrës. Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi ekipet e shpëtimit përfunduan heqjen e shtresave të mbeturinave të rrezikshme dhe nxjerrjen e dhjetëra trupave.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë në vendin e shembjes. Një gjykatës që kryeson disa procese gjyqësore të paraqitura pas kolapsit dëshiron që prona të shitet me normat e tregut, e cila do të sillte rreth 100 milionë dollarë ose më shumë fitime. Disa pronarë të banesave duan që ndërtesa të rindërtohet sërish, ndërsa të tjerë thonë se aty duhet të ngrihet një memorial në kujtim të viktimave.

Klan News