Policia e Korçës ka identifikuar viktimën që u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë ditën e sotme.

Sipas bluve, viktima është F.Xh. 25 vjeç, person me precendent të mëparshëm penal pasi ka qenë i dënuar për shkatërrim të pronës me zjarr të kryer në bashkëpunim.

Për këtë ngjareje, 25-vjeçari kishte marrë masë sigurie arrest në burg, ndërsa së fundmi më 21 Maj 2021 ishte ndryshuar masa në arrest shtëpie.

Nuk dihen shkaqet e mbytjes së viktimës në rezervuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /tvklan.al