Abu Rumaysah al-Britani aka Siddartha Dhar. A video recently released by ISIS showing a new Islamic State executioner with a British accent is causing hot debate to try and identify the masked terrorist. Raffaello Pantucci, director of international security studies at Royal United Services Institute has commented on distinct voice and speech pattern similarities to Abu Ramaysah al-Britani. See NATIONAL copy NNTERROR

Identifikohet militanti që shfaqet në videon e fundit të ISIS, i quajtur “Xhon Xhihadisti i ri”. Sipas BBC, ai është Siddharta Dhar, 32 – vjeç, ish – tregtar londinez me origjinë indiane.

Pas konvertimit nga induizmi në islamizëm, 32 – vjeçari u kthye në një element radikal të të ashtuquajturit Shteti Islamik. Në ndryshim nga “Xhon Xhihadisti”, ekzekutuesi më i ri ISIS është një person i njohur për drejtësinë britanike.

BBC raporton se pas arrestimit në vitin 2014, Sidarta Dar, arriti të përfitonte lirimin me kusht dhe u arratis drejt Sirisë bashkë me gruan dhe 4 fëmijët.

Sidarta Dar u shfaq në videon e Shtetit Islamik teksa ekzekutonte një person të dyshuar si spiun britanik. Ai kërcënoi Britaninë e Madhe dhe quajti Kryeministrin Cameron një skllav të Shtëpisë së Bardhë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se është mësuar gjithashtu edhe identiteti i djaloshit 5 -vjeçar që shfaqet në fund të videos. Ai është fëmija i një gruaje të bashkuar së fundi më ISIS -in. Ishte gjyshi i tij që identifikoi fëmijën dhe i bëri thirrje vajzës së tij, Grace ‘Khadija’ Dhar, të kthehet në Angli.

Tv Klan