Grabitësi i vrarë një ditë më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë është Admir Murataj. Identiteti i tij u konfirmuar paraditen e kësaj të mërkure nga familjarët.

Ky është momenti kur bashkëshortja e Muratajt del nga morgu i kryeqytetit dhe shpërthen në lot, përpara se t’i bashkohet vëllait dhe familjarëve të tjerë të viktimës.

Në një prononcim për gazetarët, vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj tha se nuk komunikonte me të prej 2 vitesh. Ai mohoi që i vëllai të ishte organizator i grabitjeve dhe tha se pret nga policia zbardhjen e ngjarjes.

Protagonist dhe organizator i të paktën tre grabitjeve të tjera të parave të bankave, dy në 2015-n dhe një 2017-n, për të cilën vetëm pak kohë më parë u dënuan 8 persona, Admir Murataj ishte person i shpallur në kërkim prej 2 vjetësh. Ai mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pas grabitjes së parave në pistën e aeroportit të Rinasit mesditën e së martës.

/tvklan.al