Gugash Magani u largua pa bërë komente pas humbjes me Partizanin duke përforcuar zërat për dorëheqjen e tij nga stoli i vlonjatëve.

Gjithsesi e ardhmja e teknikut të Flamurtarit mbetet e paqartë. Administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi thotë se reagimi i Maganit erdhi nga irritimi për gjendjen që po kalon ekipi dhe sqaroi se do të bisedojë me Gugash Maganin.

“Nuk ka dorëheqje të menduar të Maganit dhe do të bisedojmë”,

ka thënë Idrizi për mediat, duke lënë të kuptohet një rikthim i mundshëm i Maganit në drejtimin e ekipit.

Administratori Idrizi pranon krizën e rezultateve te skuadra, por përjashton që kjo të ketë ndikuar në rezultatet e ekipit.

Flamurtari pas 7 javësh kampionat ndodhet i parafundit, me vetëm 5 pikë.

Tv Klan