Shoqata e Arbitrave të Futbollit dënoi dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes Flamurtari – Vllaznia.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit thuhet se gjithçka lindi nga persona pranë presidentit të klubit vlonjat. Arbitrat kërkojnë që të ndëshkohet jo vetëm nga drejtësia sportive ai që goditi asistentin Ilir Tartari. Por administratori i klubit vlonjat Sinan Idrizi mohon të ketë patur dhunë  ndaj gjyqtarëve nga stafi i tij apo i Flamurtarit.

“Këta nuk presin raportin e policisë dhe dalin në konkluzione”, tha Sinan Idrizi, Administrator i Flamurtarit.

Incidentet në ndeshjen Flamurtari-Vllaznia janë denoncuar nga të dyja palët, ndërsa do të shqyrtohen edhe nga Komisioni i Disiplinës.

Tv Klan