Temperaturat ekstreme rrezikojnë edhe zona të tjera

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar sot se për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ka rrezik të lartë zjarresh sidomos në qarqet Fier dhe Berat.

Sipas parashikimeve të këtij instituti të rrezikuara janë edhe zona të caktuara në qarqet Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e premte kur temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 40 gradë celsius. Një rënie e lehtë e temperaturave pritet prej ditës së shtunë.

Tv Klan