Igli Tare hedh gjithnjë e më shumë dyshime rreth të ardhmes së tij te Milani. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka ndjekur nga afër finalen e Superkupës së Italisë mes Milanit dhe Bolonjë
Shenjë që afron akoma dhe më shumë Taren me firmën te kuqezinjtë. I pyetur nga gazetarët, Tare ka sqaruar arsyen e pranisë së tij në stadiumin “Olimpico”, duke e cilësuar thjeshtë për të shijuar emocionet e sfidës nga impianti kryeqytetas.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, takimet kokë më kokë mes tij dhe Furlanin kanë hedhur më shumë dritë mbi situatën. Për momentin data mbetet për tu përcaktuar, kjo e shtyrë dhe nga fakti që Milan kërkon drejtor para fundit të sezonit futbollistik.
Në takimin e ri besohet se dyshja do vazhdojnë diskutimet e nisura ballë për ballë dhe ka gjasa që të arrihet një pikë kulminante, pra arritjen e marrëveshjes ose dështimin e saj, me Taren që shihet si kandidat potencial për tu emëruar drejtori i ri sportiv i Milanit.
Klan News