Igli Tare duket vetëm një hap larg emërimit te Milani. Shqiptari është kandidati kryesor për të marrë detyrën e drejtorit sportiv të kuqezinjve.
Raportimet nga Italia sugjerojnë se ish-kapiteni i Kombëtares do të takohet gjatë këtyre ditëve me administratorin e Milanit, Giorgio Furlani. Sipas Sky Sport Itali palët do të rinisin bisedimet, sepse më parë Tare kishte biseduar edhe me Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic.
Pasi mbylli eksperiencën e gjatë me Lazio-n në vitin 2023, Tare ishte kontaktuar edhe më parë nga Milani, për të punuar përkrah Maldinit. E përditshmja më e madhe përtej Adriatikut, Gazzetta Dello Sport, shkonte edhe më tej duke theksuar se projekti i ri mund të nisë nga emërimi i Allegrit në rolin e trajnerit.
51-vjeçari Igli Tare është alternativa më e fort për postin e drejtorit sportiv, përpara Giovanni Manna së Napolit. Pista Paratici ka rënë prej çështjeve ligjore të ish-drejtuesit të Juventusit, teksa D’Amico i Atalantës dhe Sartori I Bologna-s kanë kontrata me klubet. Zgjedhja për arkitektin e merkatos së Milanit pritet të bëhet deri në ditët e para të muajit Maj.
Tv Klan