Igor Tudor është zyrtarisht trajneri i Juventus deri në fund të këtij sezoni.

Klubi bardhezi njoftoi largimin e Thiago Motta edhe pse marrëveshja e tij ishte e vlefshme deri në 30 qershor të 2027, duke i besuar stolin kroatit.

Për Tudor është një rikthim te Juve ku më parë ka qenë lojtar për 10 sezone dhe më pas pjesë e stafit të Andrea Pirlo. Igor Tudor së fundi ka qenë trajner i Lazio, ndërsa në karrierën e tij ka drejtuar edhe në Kroaci, Greqi, Turqi dhe Francë.

46-vjeçari ka një detyrë të vështirë te Juventus, të kthejë ekipin te rezultatet pozitivë, ndërsa gara e vetme ka mbetur kampionati ku objektiv real është një vend në Champions League e ardhshme.

Tv Klan