IGTV tani jo vetëm vertikalisht

IGTV tani jo vetëm vertikalisht

23:35 23/05/2019

Një vit më parë Instagram prezantoi për herë të parë IGTV, ku mund të ngarkohen video më të gjata se postimet prej 60 sekondash, por vetëm të filmuara vertikalisht, jo në formatin e zakonshëm “landscape” që jemi mësuar ta shohim kudo. Bashkëthemeluesi i Instagram Kevin Systrom ka thënë se kjo veçori nuk ekziston askund tjetër, por nga sot përdoruesit mund të ngarkojnë në çdo lloj formati, madje videot do të luhen në të gjithë ekranin nëse ju ktheni telefonin.

“Vizioni ynë është ta bëjmë IGTV një destinacon me materiale të mira, nuk ka rëndësi se si është filmuar, por mjafton që krijuesit të shprehin atë që duan në formën që atyre i pëlqen. Ky ndryshim është i njëjtë me atë të fotove në vitin 2015, kur Instagram lejoi postimin jo vetëm në katror. Shpresojmë që ashtu si u rrit popullariteti i postimeve të ndryshojë edhe IGTV,” ka treguar Kevin Systrom.

Gjatë kësaj jave një tjetër pamje i është dhënë IGTV duke krijuar disa kategori dhe ndarje për videot, por akoma nuk ka nisur “monetization” ose ndryshe të përfituarit nga videot e publikuara. Pa asnjë mënyrë për të vendosur reklama gjatë videove apo abonime me pagesë, krijuesit zgjedhin platformat e tjera si YouTube për të shpërndarë materialet e tyre. Nëntë muaj pas kopjimit të “stories” nga SnapChat, Instagram arriti mbi 200 milionë përdorues ditor në 2016-ën.

Edhe kompanitë e mëdhaja si “Instagram” apo “Facebook” në ditët e sotme nuk mund t’u kërkojnë njerëzve të prodhojnë materiale pa asgjë në këmbim veç “publikimit”. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT