Ija e Besit e prekur nga dëmtimet që la pas tërmeti: Boll kanë vuajtur, po më therr shpirti

Ija e Besit e prekur nga dëmtimet që la pas tërmeti: Boll kanë vuajtur, po më therr shpirti

21:28 02/12/2019

Fshati Bubq është një nga zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, ku disa shtëpi kanë pësuar dëmtime. E tillë është edhe banesa e Musa Dacit në lagjen “Mazhë e Madhe”, gjendjen e së cilës tvklan.al e pa nga afër.

Familjarët e kësaj shtëpie po qëndrojnë në oborr aty ku kanë ngritur një çadër. Ija, gjyshja e Bes Kallakut, thotë se kjo familje ka vuajtur shumë dhe kërkon që të sigurohet një çati për ta.

“Unë tek shtëpia ime, nëna jam shumë mirë, o zot i madh veç për këtë shtëpi është tejkaluar ndihmës, sikur është bërë gjithë katuni. Boll ka parë kjo shtëpi, boll ka vuajtur. Ishalla sigurohen, kanë këtë nipin, një mbesë. Unë fisin e burrit tim e kam po më therr shpirti se ai që është atje në botën tjetër ka ndenjur me tim bir gjithë kohën. Gjithë mileti është në vuajtje, por janë shyqyr pa parë keq. Është gjë e madhe”.

Banorët e zonës së Bubqit janë duke ndihmuar vazhdimisht këtë familje, me ushqime dhe orendi të tjera. Edhe bashkëshortja e Bes Kallakut, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, po qëndron vazhdimisht pranë kësaj familje për të dhënë ndihmesën e saj. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi