Autoritetet britanike kanë lëshuar një tjetër alarm për mot të keq, sidomos në zonat bregdetare, pasi vendi u godit nga stuhia Kathleen, e cila deri më tani ka shkaktuar probleme në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

Në disa aeroporte avionët patën vështirësi në ulje të shtunën, shumë fluturime u anuluan, ndërsa me mijëra mbetën pa energji elektrike, për shkak të erërave të forta që shkonin mbi 112 km/h.

Megjithatë e keqja nuk ka kaluar ende, pasi një tjetër stuhi pritet të godasë vendit gjatë ditës së hënë e të martë. Autoritetet franceze e kanë quajtur stuhia Pierrick dhe pritet që të prekë më shumë pjesën veriore të Francës, por erërat e forta do të ndjehen edhe në Uells dhe brigjet jugore të Anglisë.