Ikën moti i acartë, por çfarë vjen? Të mërkurën nis…



Ikën moti i acartë, por çfarë vjen? Të mërkurën nis…

10:12 18/01/2021

Java ka nisur me një mot të ftohtë dhe të acartë me temperatura që kanë qenë në vlera nën zero. Por a do të vijojë të jetë acar edhe në ditët në vijim?

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, të paktën edhe nesër (e martë, 19 Janar) moti do të jetë i kthjellët, por i acartë. Në mëngjes parashikohen që temperaturat të jenë në vlera negative.

Temperaturat do të fillojnë të rritet të mërkurën (20 Janar). Por rritja e vlerave do t’i lërë vendin vranësirave dhe reshjeve të herëpashershme të cilat do të jenë me intensitet të ulët.

Deri të premten do të vijojë të jetë e njëjta situatë, ku reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri dhe mesatar në veri e jug. Vetëm zonat malore në lartësitë mbi 1000 metra do të përfshihen nga reshje dëbore, por ato do të jenë të dobëta.

Reshjet e shiut do të shtohen ditën e shtunë (23 Janar). Në zonat veriore dhe jugore, reshjet do të jenë me intensitet të lartë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit me intensitet mesatar. Në lartësitë mbi 500 metër në veri-verilindje dhe lartësitë mbi 800 metër në juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore.

Ditë e premte dhe e shtunë pritet të ketë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë./tvklan.al






Të ngjashme