Zëvendëson në këtë detyrë, Muhamet Rrumbullakun

Ardi Veliu është emëruar drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore duke zëvendësuar në këtë detyrë Muhamet Rrumbullakun.

Dy ditë më parë me vendim qeverie, Veliu u lirua nga detyra e zëvendës Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.

Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. Ky vend është ende bosh pas shkarkimit të Gledis Nanos dhe pritet t’i besohet Muhamet Rrumbullukut.

Tv Klan