Nga Fieri vjen një rast “made in Albania”.

Valentina Sulaj tregon se në vitin 1990 ka blerë një dyqan në lagjen “Liria”. Gjatë kohës që ajo ka jetuar jashtë Shqipërisë, fqinja ngjitur i ka bllokuar me mur derën hyrëse.

Edhe pse ka trokitur në shumë dyer, asnjë zgjidhje nuk ka gjetur për pronën e saj të bllokuar.

Jam Valentina Sulaj. Kam një lokal që në vitin 1990. Mirëpo gjatë periudhës që unë mungoja në Shqipëri, më kanë bërë një shtesë pallati. Kam trokitur në të gjitha dyert e shtetit, por nuk më kanë dhënë asnjë lloj përgjigje! Në këtë situatë që ndodhet lokali im, më kanë bllokuar komplet derën brenda. Kisha 15 vjet që nuk futesha në lokal dhe paraprakisht kam hapur një derë që të futesha të shikoja se çfarë ndodhte në lokalin tim.”

 

Denoncuesja tregon se lokali ka qenë i mbyllur, ndaj kanë ndërtuar mur nga të dyja anët e tij. Ajo rrëfen se është kthyer në Shqipëri për të rihapur biznesin e saj, por në këto kushte është e pamundur, pasi është jashtë çdo lloj përdorimi.

Gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit së Fierit, por u përball me një derë të mbyllur. Pasi në një ditë zyrtare pune, gjatë orarit zyrtar, askush nuk gjendet në inspektoriat për të punuar./

tvklan.al