Vetëm pak ditë pas largimit të Hotelit Brand “Sheraton” nga Shqipëria mësohet se një tjetër hotel do t’i shtohet kryeqytetit këtë vit nga rrjeti i hoteleve “Hilton”.
Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike edhe pse e vlerëson këtë investim sërish thotë se është i pazëvendësueshëm boshllëku që lë hoteli prestigjioz “Sheraton”.
Mësohet se në Tiranë, hoteli pjesë e rrjetit “Hilton” po ndërtohet buzë Lanës pranë Pallatit me Shigjeta. Siç duket nga pamjet godina është ende në proces ndërtimi.
Për largimin e “Sheraton”, Kryetari Shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike bën përgjegjës Shtetin.
Por çfarë ndodh aktualisht tek ish – “Sheraton”?
“
Është në menaxhim të pronarëve të Mak Albania. Ata po e menaxhojnë edhe nga ana hotelerike dhe kanë menaxherët e tyre”
, tha Kliton Gërxhani, Kryetari shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike.
“Sheraton” operoi për 14 vite në Shqipëri dhe ishte hoteli i parë me 5 yje në Shqipëri me menaxhim ndërkombëtar.
Klan Plus