Një i moshuar në Lushnje është bllokuar brenda ashensorit të pallatit nga mungesa e energjisë elektrike.

Emisioni “Stop” në Tv Klan transmeton pamjet kur forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë 85-vjeçarin nga ashensori që kishte ndaluar mes dy kateve.

Banorët thonë se pallati nuk ka administrator. Kavot e ashensorit janë të amortizuara dhe sa herë shkëputen dritat ndodh e njëjta situatë.

Qytetari: Sot është bllokuar ashensori, nuk ka administrator. Ashensorët tunden dhe shkunden. Poshtë garazhdet janë mbushur komplet me ujë. Kavot e ashensorit janë të prishura komplet. Prandaj, ju lutem na ndihmoni!

Qytetari 2: Në kohën, kur u fikën dritat, zbrita me cupën dhe kur shikoj një zhurmë binte bam-bam. I zura katet me radhë dhe nuk e gjeja dot, se ishte në mes të 2 kateve. Kështu që, lajmëro policinë. Kam marrë edhe 112 dhe 129, nuk më kanë dalë mua.

Gruaja: Nuk t’u përgjigjën?

Qytetari: Kemi 10 muaj, që nuk kemi as administrator, por njëkohësisht, nuk është bërë as riparimi.

/tvklan.al