Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej disa ditësh ka nisur prishjen e një sërë objekteve në Golem.

Shumë prej këtyre objekteve kanë qenë të ndërtuara edhe më parë dhe ishin prishur nga IKMT. Ato janë brenda fashës së mbrojtur nga bregu ku nuk duhet ndërtuar sipas ligjit.

Në një njoftim për mediat, IKMT u bën thirrje qytetarve që të mos ndërrmarrin iniciativa anti-ligjore duke u mbështetur në letra të dyshimta dhënë nga zyrtarë, të cilët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet dhe mosveprimet e tyre.

/tvklan.al