Prishet me tritol një objekt 6 katësh

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot një objekt gjashtë katësh, i cili ndodhej në gjurmën e Lotit Lindor të Unazës së Tiranës. Gjatë shpërthimit të kontrolluar u përdorën 3 kilogramë lëndë plasëse, vendosur në 200 furnela (vrima) në trupin e objektit.

Procedura është kryer konform gjithë protokolleve, por pesha e vogël e objektit (karabina) dhe sasia e paktë e lëndës plasëse (shkak të objekteve të tjera të aferta) solli mos prishjen e objektit gjatë shpërthimit të kontrolluar.

Megjithatë, sipas specialistëve të IKMT, mjaftuan vetëm pak goditje nga mjetet e rënda që objekti të rrëzohej. Me prishjen e këtij objekti, i 12-ti, IKMT mbyll aksionin për këtë fazë.

Tv Klan