Ajo është prezantuese televizive, balerinë, aktore e këngëtare. Lorella Cuccarini, moderatorja dhe një nga ikonat e televizionit italian, ka qenë e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan dhe ka rrëfyer jetën dhe karrierën e saj.

Mirëpo, ka dhënë edhe disa këshilla të vlefshme. Lorella ka treguar një histori të dhimbshme personale. Ajo është rritur vetëm nga e ëma e saj, pasi i ati e ka braktisur të vogël.

Pyetje: Unë kam një shoqe që prindërit e saj janë të ndarë. Ajo jeton vetëm me një prind. Pse duhet ata të jenë të mërzitur?

Lorella Cuccarini: Babai më la dhe iku nga shtëpia kur isha e vogël. Mamaja ka qenë edhe baba, i ka bërë dy figurat shkëlqyeshëm. Por gjëja më e rëndësishme është se mamaja nuk na e prezantoi babain si figura që nuk duhet admiruar. E ka mbrojtur babain. Edhe kur dashuria mbaron, duhet të duhemi dhe të respektohemi për të mirën e fëmijëve. /tvklan.al