Pritet vjeshtë me rrebeshe dhe përmbytje

E mërkura do të jetë dita e fundit e verës me temperatura përvëluese që kulmojë deri në 37 gradë. Prej fundjavës e në vazhdim do të ketë një freskim të motit, si dhe prani të reshjeve në disa zona të vendit.

Këtë verë Shqipëria, por edhe rajoni e më gjerë u përballën me ndryshime ekstreme të motit nga temperaturat shumë të larta e deri tek stuhitë e forta që shkaktuan viktima në Greqi e Itali.

Sipas meterologëve këto fenomene janë sinjale për një vjeshtë të pazakontë, më të lagësht dhe me rrebeshe të forta, parashikim i bërë ky edhe nga shërbimi meteorologjik “Accu Weather”.

“Nuk përjashtohen mundësitë e fenomeneve ekstreme që sjellin reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, në Shtator dhe në vazhdim. Duke qenë se kemi përjetuar verë të nxehtë pritet që të kemi shira intensive”.

Meterologët thonë se i gjithi viti do të mbyllet me vlera më të larta të temperaturave sesa mesatarja e viteve të kaluara. 

Tv Klan