Ulet ndjeshëm numri i të shtruarve në spitale

Oda e Mjekëve në Maqedoninë e Veriut ka filluar ligjëratat online për mjekët amë, ku sqarohen protokollet për ilacin “Ivermectin” që përdoret për trajtimin e sëmundjes COVID-19.

 Për javën e ardhshme do të organizohen edhe diskutime online me mjekët që punojnë nëpër spitale rreth trajtimit të pacientëve me covid.

“Dihet se tek të cilët pacientë jepet. Ata të cilët kanë pasur kontakte, janë të sëmurë.  Mjekët konsultohen me pacientët dhe ua shkruajnë që ata ta marrin. Besoj se terapia antivirale është më efikase tek sëmundja COVID-19, për arsye se vetë kjo sëmundje është virale. Por ky ilaç nuk është 100% efikas”.

Ndërkaq, autoritetet e shëndetësisë në vend kanë paralajmëruar që ilaçi të merret vetëm me rekomandim të mjekëve kurse qytetarët të mos krijojnë rezerva, ashtu siç krijuan me ilacin SUMAMED,  që të ketë edhe për ata që kanë më së shumti nevojë.

“Për momentin ka sasi të mjaftueshme, por do të ketë mjaft edhe për pacientët që kanë nevojë për këtë ilaç. Pacientët të mos e marrin vetvetiu, por ekskluzivisht me rekomandim të mjekut amë ose mjekut specialist”.

Në pritje të vaksinave të para anti-covid, të cilat autoritetet e Maqedonisë së Veriut i presin gjatë Shkurtit, dukshëm është ulur presioni ndaj sistemit shëndetësor në vend. Raportet e MSH-së njoftojnë për ulje të ndjeshme të të shtruarve nëpër spitale.

Për momentin, nëpër qendrat covid të Shkupit dhe spitaleve të vendit raportohet për 670 pacientë të shtruar, kurse siç thuhet, ka rreth 600 shtretër të lirë. Para dy javëve, numri i të shtruarve ishte afro 1.500 pacientë. 

Tv Klan