Ilaçet e tensionit merrini para gjumit

Ilaçet e tensionit merrini para gjumit

22:35 24/10/2019

Shkencëtar spanjoll: Trupi në qetësi i suporton më mirë

Marrja e pilulave që ndihmojnë qarkullimit të gjakut, para gjumit është më efektive sesa konsumimi i tyre gjatë ditës. Ky është studimi i fundit i shkencëtarëve spanjollë, i botuar në “European Heart Journal”.

Referuar hulumtimeve, medikamentet e kryejnë funksionin mbrojtës disa herë më mirë nëse merren gjithnjë para se të flemë, kur truri dhe trupi bien në qetësi. Më e rëndësishmja, të gjithë personat që i konsumojnë pilulat gjatë kësaj kohe janë më pak të predispozuar të preken nga ataket kardiake.

Pjesë e studimit spanjoll ishin 19,000 persona që u ndanë në dy grupe. Anëtarët e njërit grup i merrnin ilaçet në mëngjes, ndërsa të tjerët para gjumit dhe pas 5 vitesh monitorime u konstatua se grupi i dytë ishin më pak të riskuar nga problemet kardiovaskulare.

Hulumtimi tregon se marrja e ilaçeve në mbrëmje ndihmon për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, kryesisht tek pacientët e diagnostikuar me hipertension. Ekspertët besojnë se ora biologjike e trupit tonë ose ritmi natyror 24 orësh ndikon në reagimin ndaj ilaçeve.

Kështu, krahas mënyrës së jetesës edhe “rregulli” në marrjen e medikamenteve luan një rol kyç në shmangien e përkeqësimit shëndetësor.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi