Të gjitha ilaçet përmbajnë të paktën një përbërës që shkakton alergji. Përveç principit aktiv, në të gjitha medikamentet ekziston edhe një molekulë suplementare që mund të jetë gluten apo laktozë, që mund të sjellin rrezik për pacientët.

Ky është konfirmimi që mbërrin nga një studim i Harvard Medical School, që ka analizuar 42 mijë ilaçe në formë kapsule, duke u fokusuar në 350 mijë përbërësit e tyre që nuk janë biologjikisht aktivë, por që shërbejnë për t’i dhënë shije, ngjyrë apo të tjera karakteristika.

Studimi ka gjetur 38 molekula që mund të shkaktojnë reagime alergjike dhe 92.8% e ilaçeve përmbanin të paktën një prej tyre.

Në 45% të rasteve pilulat përmbanin laktozë, ndërsa 33% e tyre ngjyrues ushqimor dhe sipas ekspertëve pavarësisht se doza mund të jetë e ulët, nuk është i përcaktuar limiti që mund të shkaktojë alergji tek individët që vuajnë nga to.

Klan Plus