Përdorimi i mjekimeve me bazë kanabisi gjatë shtatzënisë ndikon negativisht tek fëmija. Kujtojmë që kanabisi për terapi është i lejuar në SHBA, ku është kryer edhe studimi.

Si medikament jepet për reduktimin e ankthin dhe shqetësime të tjera të kësaj natyre. Por kërkuesit e specifikojnë se pas vrojtimit të 322 çifteve nënë-fëmijë gjatë shtatzënisë e deri në moshën 6-vjeçare, ka rezultuar se tek fëmija luan rolin e kundërt, pra duke shkaktuar shtim të niveleve të ankthit, iperaktivitet dhe agresivitet.

Sipas studiuesve, marrja e këtyre medikamenteve nga nëna gjatë shtatzënisë ndikonte tek placenta dhe fëmija, duke dalluar edhe luhatje dhe problematika në disa gene specifike.

Klan News