Ilaçet që japin shpresë kundër koronavirusit

Ilaçet që japin shpresë kundër koronavirusit

15:55 19/03/2020

Remdesivir dhe Klorokina shërojnë plotësisht disa të infektuar

Krahas vaksinave, shpresë në luftën kundër koronavirusit po japin edhe ilaçet. Një prej medikamenteve që po jep rezultat është ilaçi eksperimentar “Remdesivir”.

Përmes kurave me këtë ilaç, një i infektuar është shëruar plotësisht në Itali, në klinikën San Martino në Xhenova. I shëruari është një 79-vjeçar, i cili kishte filluar kurimin më 7 Mars.

Ai rezultoi negativ ndaj koronavirusit në dy testet e kryera së fundi dhe brenda pak ditëve do të dalë nga spitali. Rezultate shpresëdhënëse kanë dhënë edhe disa pacientë të tjerë që po kurohen me “Remdesivir”. I njejti ilaç është përdorur në kurimin e shumë pacientëve në Kinë.

Ndërsa në Francë, rezultate ka dhënë klorokina, ilaçi që përdoret kundër malaries. Nga testet klinike ka rezultuar se ¾-at e pacientëve të trajtuar me këtë ilaç janë shëruar brenda 6 ditëve dhe kanë rezultuar negativë më pas ndaj testeve të koronavirusit. Ndërsa 90% e të prekurve që nuk janë trajtuar me ilaçe vijojnë të jenë të infektuar.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi