Ilaçi i diabetit që ndikon në humbjen e peshës

Ilaçi i diabetit që ndikon në humbjen e peshës

14:00 14/12/2019

Medikamenti më i përdorur për diabetin e tipit 2, “Metformina”, redukton oreksin duke ndikuar drejtpërdrejt në humbje të peshës pasi vepron mbi një molekulë të mëlçisë.

Kjo nuk është e vetmja veti e “Metforminës”, nga ky preparat numërohen edhe një sërë përfitime të tjera, si mbrojtja ndaj kancerit, nga shqetësimet e nivelit psikologjik, ato të plakjes etj.

Në studimin e fundit të kryer nga ekspertë të Universitetit kanadez McMaster, për herë të parë është dalluar që principi aktiv i këtij ilaçi vepron mbi proteinën e mëlçisë të titulluar si GDF15, dhe duke e bllokuar atë favorizon reduktimin e urisë.

Sipas autorëve, zbulimi i këtij mekanizimi të “Metforminës” mund të hapë rrugën për një sërë studimesh që mund të ndihmojnë në terapi të tjera. Ky ilaç, deri më sot është bërë protagonist i rreth 1500 studimeve klinike në funksion të disa sëmundjeve por edhe si anti-plakjes.

Klan Plus


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi