Ekspozon linjat gjatë pushimeve me familjen

Ditëve të nxehta të kësaj vere, temperaturat po ia rrit edhe shumë Instagrami, aty ku VIP-at postojnë foto nga pushimet e tyre. Këtë herë Ilari Blazi, prezantuesja dhe aktorja e famshme italiane, ka shfaqur linja perfekte në plazh edhe pse është shumë pranë të 40-ave.

Ajo nuk është kursyer me foto teksa merr rreze dielli dhe shijon lundrimet me jahte luksoze. Edhe pse bashkëshorti i saj, ish-kapiteni i Romës, Françesko Toti duket më i tërhequr në rrjetet sociale, ajo nuk e ka lënë pas dore dhe ka publikuar në profilin e saj foto me të.

Çifti po i kalon pushimet e kësaj vere së bashku me 3 fëmijët, Kristian, Shanel e Isabel në brigjet italiane, e megjithatë kur Ilari zhvishet spektakli vazhdon edhe jashtë televizionit.

Tv Klan