“Cënoi figurën e gjyqtarit duke liruar Doklen dhe Billën”

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, me argumentin se ka liruar para kohe disa të dënuar për vrasje dhe vepra të rënda penale.

Sipas ILD-së, gjyqtarja e Krujës ka dhënë vendime që diskreditojnë figurën e gjyqtarit, duke liruar nga burgu ish-anëtarin e bandës së Durrësit Endrit Doklen, si dhe Hekuran Billën, që më pas mbeti i vrarë në Qershor të këtij viti në Tiranë. 

Hetimi ka përfunduar dhe raporti me shkelje të argumentuara i është dërguar KLGJ, bashkë me kërkesën për shkarkimin nga detyra.

Tv Klan