Liroi Gert Gjinerarin, vrasesin e Naim Zyberit

Inspektorali i Lartë i Drejtësisë ka rekomanduar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo, i cili liroi nga qeli Gerd Gjinerarin, i njohur si Gerd Gjenerali.

Sipas ILD-së, Këshilli i Lartë Gjyqësorë duhet të largojë nga sistemi i drejtësisë, gjyqtarin Markelian Kuqo, pasi lirimi i Gert Gjineratit, që vrau Naim Zyberin 23 vite më parë, është shoqëruar me shkelje.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim edhe për gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha dhe ndaj prokurorit Bujar Memia. Të dy kanë liruar nga burgu Endrit Doklen dhe Hekuran Billën, ky i fundit u vra në Tiranë mbrëmjen e 11 Qershorit.

Vendimi i dhënë nga Enkeleda Hoxha solli lirimin e Dokles dhe Billës, brenda një periudhe të shkurtër, pasi ata bënë kërkesën për daljen nga qelia me kusht.

Gjithashtu ILD ka kërkuar ndëshkimin me masë disiplinore për prokuroren Elina Kombi, e cila dyshohet se neglizhoi çështjen e Bilbil Hasanit, që solli më pas edhe vetëvrasjen e tij në qeli, pasi vuante nga problem të shëndetit mendor.

Një ndër institucionet më të reja të drejtësisë, thotë se ka marrë ankesa nga qytetarë dhe institucione për gjyqtarët dhe prokurorët, por çdo rast po verifikohet.

Tv Klan