Liroi nga burgu të dënuarin përjetë

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vendosë në 14 Tetor nëse do pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë,  për shkarkimin e  gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo.

Sipas ILD-së, Kuqo liroi me kusht Gert Gjinararin, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Arben Grorit.

ILD thotë se me këtë veprim gjyqtari ka cënuar imazhin e sistemit gjyqësor dhe besimit të publikut.

Por sipas gjyqtarit, ILD nuk i ka dërguar një shkresë zyrtare dhe nuk ka asnjë argument për shkarkimin e tij.

Tv Klan