Pas disa muajsh luftë, më në fund ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tërhoqi të gjitha aktet e dosjes së sterilizimit, të cilat i mori këtë të premte të ngarkuara në një valixhe dhe kuti kartoni. Ai krijoi një situatë jo të zakontë disa muaj më parë, kohë kur SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjyq, duke mos tërhequr atë, me argumentin se ajo kushtonte shumë.

Pas disa kërkesash, dosjen ia dhanë pa pagesë ia siguroi gjykata gjatë shqyrtimit në seancë paraprake të kërkesës për marrjen e tij të pandehur, që megjithëse me një dosje voluminoze, do gjykohet vetëm për “shpërdorim detyre”.

SPAK e hetoi për disa muaj Beqajn, edhe në bazë të një sugjerimi të gjyqtarit të hetimit paraprak, që vlerësoi që ish-ministri mund të kishte kryer edhe korrupsion e pastrim parash në dhënien e koncensionit të sterilizimit në 2015.

Por në përfundim, SPAK nuk arriti t’i konfirmonte këto dyshime dhe i tha Gjykatës ta marrë atë të pandehur, bashkë me ish-vartësin e tij, Klodian Rjepaj, se kishin shpërdoruar detyrën dhe dhënë koncensionin në kushtet e konfliktit të interesit, pasi kishin njohje me biznesmenin Ilir Rrapaj.

Tv Klan